Një seancë plenare e paprecedentë u mbajt sot në Kuvend, ku tensionet e larta mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës degraduan deri në përplasje fizike.
Fillimisht deputetët e opozitës bllokuan foltoren, ndërsa përfaqësues të Gardës u vunë në gatishmëri.
Debati degradoi në përplasje fizike, ku sipas gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, deputeti demokrat Bledjon Nallbati goditi deputetin socialist Vullnet Sinaj.
Ish-kryeministri Sali Berisha u fut live në faqen e tij në Facebook, kur seanca e parlamentit u mbyll.
Berisha: Ky është parlamenti i Edi Ramës, këta janë një bande e turpshme, që s’kanë moral, turp, turp, një mijë herë turp, histori turpi, histori horrash, asgjë s’mund të kaloni, ta keni të qartë as beteja jonë nuk ka të ndaluar, këtu do të jemi.
Bardhi: Prej javësh e keni futur kuvendin e Shqipërisë në ngërç. Do të të marr leje ty? Veprime të paprecedenta, duke nisur nga sjellja juaj dhe me vendime antikushtetuese. Kurrë në historinë e këtij parlamenti nuk ka ndodhur të votohet pa i dhënë të drejtën për të folur opozitës, kurrë në histori nuk ka ndodhur pa dhënë asnjë shpjegim pa bërë asnjë përpjekje, kurrë në histori.
Nikolla: Nuk është procedurë.
Kryemadhi: Ta mbarojë zoti Bardhi.
Pas kësaj situate, Kuvendi ndërpreu disa herë transmetimin deri në mbylljen përfundimtare, deri në një lajmërim të dytë.
Top Channel