BE: Serbia, njohje de facto! Presidentja e KE në Prishtinë: Në janar hiqen vizat!

30/10/2023 19:44

Plani i propozuar nga diplomatët euro-amerikanë për normalizim të marrëdhënieve, bashkë me planin “modern dhe evropian” për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do të determinojë largimin ose jo të masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vënë Kosovës. 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ritheksoi edhe njëherë nevojën e domosdoshme që kjo pikë të përmbushet nga Kosova.

“Ajo që kam biseduar me presidenten, dhe që do ta bisedoj edhe me kryeministrin është se çfarë mund të bëjmë për të hequr masat. Këtu është çështja e draft-statutit në qendër të diskutimeve dhe praktikisht është një hap i rëndësishëm përpara në normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Është thelbësor dhe sigurisht që do të hapë derën për të pasur qasjen në planin e rritjes”- tha Von der Leyen.

E pyetur për pasojat që blloku mund të aplikojë ndaj Serbisë që refuzon të zbatojë planin për normalizim, shefja e KE-së nuk ka komentuar, duke thënë vetëm që do kërkojë nga Serbia njohjen de-facto të Kosovës.

“Do t’i diskutoj edhe hapat e nevojshëm edhe për Serbinë për njohjen defakto të Kosovës do të diskutojmë se si kjo duhet të materializohet. Është shumë me rëndësishme të kemi marrëdhënie shumë të mira.”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kërkoi nga von der Leyen që BE-ja t’i sigurojë Kosovës statusin e vendit kandidat e për planin për asociacionin nuk ka sqaruar nëse është në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

“Është e rëndësishme që në mbledhjen e dhjetorit të Këshillit të BE-së, BE-ja  të avancoj edhe statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës gjithnjë në një proces të bazuar në merita.”

Ursula von der Leyen ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin ku kanë diskutuar për të njëjtat çështje. Shefja e KE-së do udhëtojë në Mal të Zi dhe pastaj në Serbi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA