Gjenden 4 trupa në Zubin Potok, ministri Sveçla: U gjetën mbetjet mortore të 4 personave, pas ekzekutimit ishin hedhur në gropë
04/08 12:35
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 100-vjetorit të Republikës së Turqisë ka uruar presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe kombin turk, duke thënë se miqësia e fortë e dy vende do të vazhdojë.
Osmani ka shkruar në X, se miqësia e rrënjosur thellë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Turqisë, tregojnw për një të ardhme të ndritur.
“Edhe shumë shekuj dhe miqësia jonë e fortë”, ka shkruar ajo.
Turqia shënon sot 100-vjetorin e lindjes së republikës moderne, të shpallur nga Mustafa Kemal Ataturku.
Top Channel