Një 31-vjeçar është vënë në pranga në Durrës, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.
Aneo Gashi ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Durrësit, e cila kishte nxjerrë urdhrin e ndalimit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale, të kryera në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar ‘Tempulli’, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kapën dhe ndaluan shtetasin A. G., 31 vjeç, banues në Durrës“, njofton policia.
Mbi 100 persona që prodhonin apo shisnin lëndë narkotike pranë shkollave janë arrestuar deri më tani në të gjithë vendin. Dhjetëra të tjerë janë shpallur në kërkim.
Top Channel