Sulmi rebel nis spastrim masiv etnik të vendasve në lindje të R.D. të Kongos (fotot)

27/10/2023 18:59

Një grup rebel kongolezë të njohur si ‘M23’ kanë nisur një ofensivë dhune ndaj qytezës Bambo, në veri të Goma, ku banorët e tmerruar largoheshin sot duke marrë me vete ç’të mundnin.

“Ne ishim në Bambo kur dëgjuam bombat që shpërthenin dhe nisëm të largoheshim menjëherë. Tani jemi drejtuar për në Kirima, por nuk e dimë cili do të jetë destinacioni final”, tha banori Innoncent Gosabo, i detyruar të largohet nga shtëpia e tij bashkë me dhjetra burra gra e fëmijë.

Rrjeti AFP tha se kishte dëshmuar nisjen e një ofensive të grupit rebel në veri të qendrës rajonale Goma, me luftime me grupet pro-qeveritare.

Grupi rebel ka marrë në kontroll zona të gjera territori në provincën veriore Kivu prej vitit 2021, dhe është vetëm një nga disa grupe të armatosura që kontrollojnë zona të rajonit, megjithë prezencën e forcave paqeruajtëse të OKB.

Prej mbrëmjes së djeshme në zonë dëgjoheshin shpërthime predhash dhe të shtëna armësh në periferi të Bambo.

Ndërsa sot në mesditë predhat goditën qendrën e qytezës duke bërë që banorët e tmerruar të largoheshin të gjithë drejt veriut, në zonat e kontrolluara nga grupet qeveritare.

Agjencia humanitare e OKB tha se rreth 200,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre prej fillimit të muajit në veri të Goma.

Qeveria e Kinshasa dhe kombe perëndimore thonë se rebelët e kombësive Tutsi mbështeten nga Ruanda fqinje por ajo ka mohuar lidhjet dhe nuk dihen burimet e armatimeve dhe financave të këtyre grupeve të luftës.

FOTO GALERI
1/11
Prej mbrëmjes së djeshme në zonë dëgjoheshin shpërthime predhash dhe të shtëna armësh në periferi të Bambo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA