“Në Kuadër të Dashurisë” pati mbrëmjen e djeshme premierën e tij në Shkup, Maqedoni e Veriut.

Yjet e filmit u pritën mes duartrokitjesh e brohoritmash nga fansat e panumërt, ndërsa një atmosferë e zjarrtë u rezervua edhe në tapetin e kuq.

Nuk e prisja që do ishin kaq shumë, edhe pse e kam pasur intuitën gjithmonë. Po ta shihni pjesa më e madhe e atyre që kanë ardhur janë gra, nëna… nuk mungojnë edhe të rinjtë. Janë shumë! Më vjen shumë keq që nuk mundem t’i takojë të gjithë e të bëj foto me ta. Nuk di si mund t’ia kthej, inshalla kënaqen duke parë filmin”, shprehet Luizi.

Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku përcollën emocione dhe shumë të qeshura tek publiku.

Kjo është fantazi. Me thënë të drejtën e kam pritur, por jo kaq shumë. Po ndihem shumë mirë”, shprehet Ylber Bardhi.

“Në kuadër të dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media ka udhëtuar në Korçë, Shkodër, Prishtinë, Gjakovë dhe Shkup, ndërsa pritet që filmi juaj më i dashur do të shkojë kudo ku ka shqiptarë edhe përtej kontinentit.

Premierat sapo kanë nisur, në Selanik është e radhës. Do të jemi në Amerikë. Do shkojmë në Gjermani, Zvicër… kështu që për të gjithë ata shqiptarë kanë qejf të shohin filmin, shumë shpejt do të shkojmë në çdo derë të tyre”, tha Ylber Bardhi.

Në kuadër të dashurisë, i pari prodhim i Top Channel Films, është suksesi i parë por jo i vetëm i filmave që Top Media pritet të sjellë në vazhdim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA