Ndarja nuk është kurrë e lehtë, pavarësisht se sa kohë keni kaluar me partnerin tuaj. Kur vjen fundi, duhet të keni respekt për personin tjetër dhe të mos mendoni vetëm për veten tuaj. Edhe pse një bisedë ballë për ballë është mënyra më e shëndetshme për t’i dhënë fund një lidhjeje, telefonata mund të jetë një alternativë, por jo një mesazh me tekst. Megjithatë, ka disa situata që mund të bëjnë përjashtim. Ka muaj të caktuar që sipas statistikave divorcet pësojnë “bum”. Sipas të dhënave të kompanisë ligjore FindLaw, është muaji mars, kur përqindja e përdoruesve që kërkojnë terma si “divorci, ligji familjar, kujdestaria e fëmijëve” rritet me 50% në faqen e saj.
Çifti me martesën më të gjatë në botë tregon çelësin: Ne e dëgjojmë njëri-tjetrin

