Vrasësit ekzekutojnë modelen e TikTok disa ditë pas lirimit nga burgu për trafik narkotikësh (fotot)

26/10/2023 15:25

24 vjeçarja Sabrina Durán, e njohur gjithashtu si ‘mbretëresha narkotike e TikTok’ është qëlluar për vdekje nga njerëz të armatosur mëngjesin e djeshëm në kryeqytetin kilen Santiago.

Modelja e njohur për lidhjet me bandat u sulmua për vdekje në mes të ditës teksa shkonte në sallonin e bukurisë, pak pasi ishte liruar nga burgu.

Durán kultivonte në rrjetet sociale imazhin e saj të ‘vajzës së keqe’ duke shfaqur blerjet e luksit dhe kërcimet e stilit ‘reggaeton’, kryesisht në rrjetin TikTok ku kishte 355,000 ndjekës të rinj që i jepnin miliona pëlqime videove të saj.

Mediat kilene raportonin se 24-vjeçarja ishte bërë e famshme në botën e krimit kryesisht me biznesin e drogave dhe të makinave të vjedhura, shkruan e përditshmja vendase Elperiodico.

E reja u qëllua tetë herë nga burra të armatosur në qytezën Padre Hurtado në periferi të Santiago.

Dy vrasësit e ndoqën atë në një rrugë publike dhe pas ekzekutimit morën makinën e saj e cila u gjet më vonë e djegur.

Video të regjistruara nga kalimtarë tregojnë vajzën që përpiqet të ngrihet në këmbë para se të qëllohet disa herë.

“Ishte një vrasje gjakftohtë, ishte ora 9 e mëngjesit”, tha policia në deklaratën e saj, duke shtuar se viktima vdiq në vend.

Nëna e një fëmije ishte arrestuar në 2022 me akuza trafiku drogash dhe u dënua me tre vjet burgim. Pjesën e fundit të dënimit po e kryente në liri me kusht, raportonin mediat.

Prodhuesi kozmetikëve Chanel Morales i cili paguante modelen për reklamimin e produkteve të tij, tha:

“Ajo tërhiqte shumë vëmendje në TikTok pasi ishte si njëfarë Narko-mbretëreshe, por nga pamja dhe zëri tregonte se ishte e dashur dhe mbështeste kompanitë e vogla”.

FOTO GALERI
1/4
Modelja e njohur për lidhjet me bandat u sulmua për vdekje në mes të ditës teksa shkonte në sallonin e bukurisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA