
Një 34-vjeçar është arrestuar pasi vodhi me dhunë në rrugë, varësen e floririt që mbante një 19-vjeçare në Lushnjë.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se menjëherë “pas denoncimit të bërë nga 19-vjeçarja, se në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë, varësen e floririt që mbante, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë finalizuan operacionin policor të koduar “Rrugica”, për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e ngjarjes.”
Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi E. Ll., 34 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Autori kishte me precedentë të mëparshëm kriminal për vjedhje dhe në fushën e narkotikëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, veprime të mëtejshme.
Top Channel