Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet një 55-vjeçar në Shkodër

26/10/2023 13:45

Një 55-vjeçar është vënë në pranga pasi u zbulua se lokali i tij në lagjen “10 Korriku” në Shkodër, ishte përshtatur për organizimin e basteve sportive me anë të celularëve.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas fshihte të ardhurat e përfituara nga ky subjekt. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët që përdoreshin nga këta shtetas, për lojëra fati.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA