Është çmontuar në Itali një organizatë kriminale e trafikut të marihuanës, hashashit dhe kokainës me qendër në qytetin Andria në Itali dhe me degë zonën e Brindizit, Kalabri dhe deri në Spanjë.

Guardia di Finanza ka arrestuar 15 persona, mes tyre edhe një 30-vjeçar shqiptar i identifikuar si Klisman Curraj. Ata akuzohen për prodhim, trafik dhe posedim droge, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar mbi 1 milion euro pasuri që i përkisnin të arrestuarve.

Hetimet e policisë italiane për grupin në fjalë nisën në tetor të vitit 2019 kur një anëtar i grupit u kap në Francë me 75 kilogramë kokainë dhe 865 mijë euro që kishin destinacion Italinë.

Hetimet u zgjeruan deri në çmontimin e grupit që kishte krijuar një rrjet furnizimi me drogë që vinte nga Spanja e Holanda e hynte në Itali përmes Klabrisë. Ky rrjet i mirëorganizuar e transportonte drogën nga toka falë makinave të modifikuara

Në total, në operacion u sekuestruan 127 kilogramë kokainë dhe 142 kilogramë marijuanë si dhe 1.3 milionë para të thata.

Nga përgjimet e policisë është zbuluar se shqiptari Klisman Curraj e blente drogën nga Spanja. Në dy episode, ai rezulton të ketë blerë marijuanë me vlerë 50 mijë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA