Në kërkim për transportimin e emigrantëve të paligjshëm, arrestohet 29-vjeçari në Rinas

26/10/2023 15:34
Foto Ilustruese

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim, i cili rreth 5 muaj më parë, kishte bashkëpunuar me 3 shtetas të tjerë, për të transportuar nga Saranda në Memaliaj disa emigrantë, me qëllim kalimin ilegal të kufirit.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të koordinuara operacionale, u kap në Rinas shtetasi i shpallur në kërkim L. Gj., 29 vjeç, banues në Dibër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar 29-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi më datë 17 maj të këtij viti ka bashkëpunuar më 3 shtetas të tjerë, për të transportuar 4 emigrantë nga Banglandeshi, që ata të kalonin kufirin në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA