Me urdhër të SPAK, arrestohet ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit
26/10/2023 11:00
Ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi ka rënë në prangat e policisë këtë të enjte me urdhër të SPAK.
Nuk dihet ende arsyeja përse është arrestuar. Sipas informacioneve, një javë pas largimit nga Kadastra e Durrësit, ajo u emërua në Kadastrën Kamëz-Vorë.
Dashi as katër muaj nuk qëndroi në krye të Kadastrës së Durrësit dhe u detyrua të jepte dorëheqjen.
Top Channel