Një 31-vjeçar është arrestuar për kultivim kanabisi në Shkodër.
31-vjeçari E. N akuzohet se ka bashkëpunuar me 3 shtetas të arrestuar në flagrancë, gjatë operacionit të koduar “Bërdica”, për të përshtatur katin e dytë të një banese trekatëshe në fshatin Bërdicë, për kultivimin e kanabisit me pajisje elektrike. Në kuadër të operacionit, policia arrestoi edhe 5 punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel