Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka deklaruar se dhe kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor.
“Së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe kolegët e BE-së, u takova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe më pas me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. De-eskalimi dhe kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor”, ka shkruar Mishel në rrjetin social X, dikur Twitter.
Ai tha se pret që Komisioni Evropian të diskutojë më tej për këtë temë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan ndaras sot me udhëheqësit evropianë. Kurti dhe Vuçiç u pritën nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
Në takime ishte i pranishëm edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Top Channel