Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar reagimin e qeverive perëndimore ndaj bombardimeve të Izraelit ndaj Gazës, duke thënë se Perëndimi nuk po merr masa sepse “gjaku i derdhur është gjaku i myslimanëve”.
“Çfarë ndodhi me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut?” pyeti ai. “Ata (Perëndimi) nuk e shohin nëse nuk i shërben qëllimit të tyre. Pse? Sepse gjaku që derdhet është gjak mysliman.”
Dje, Erdogan anuloi një udhëtim në Izrael dhe tha se i vinte keq që shtrëngoi duart me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork muajin e kaluar.
Më vete, ministri i jashtëm i Autoritetit Palestinez, i cili administron Bregun Perëndimor të pushtuar, por jo Gazën, i përshkroi sulmet ajrore të Izraelit si “luftë hakmarrjeje”.
Duke folur në Holandë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, Riyad al-Maliki tha se bombardimi ishte më i keq se sulmet e mëparshme izraelite dhe bëri thirrje për një armëpushim.
Top Channel