Dy ditë pasi avokatët e mbrojtjes Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kërkuan verbalisht në sallën e gjyqit përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka mbërrin dhe kërkesa me shkrim në sekretariatin e gjykatës.
Lajmi është konfirmuar nga Gjykata e Posaçme, e cila përmes një njoftimi publik thekson se kërkesa e Berishës, i ka kaluar për shqyrtim gjyqtares pasardhëse të gatishmërisë, Flora Hajredinaj.
“Në kryesekretarine e GJKKO-së, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09:45, është paraqitur kërkesa e kërkuesit Sali Berisha, me objekt: “Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka”, nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha, me bazë ligjore nenet 17, 18, 19, 21, 22, 23 të Kodit të Procedurës Penale. Duke qenë se gatishmëria për javën 23.10.2023-29.10.2023, referuar urdhërit të gatishmërisë të zv.Kryetares së gjykatës, i takon gjyqtares Irena Gjoka, kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtares pasardhëse të gatishmërisë, Flora Hajredinaj”- thuhet në njoftimin e Gjykatës së Posaçme.
Top Channel