Borrell: Buhet ta lemë mbledhjen e BE-së dhe të ulemi sërish me Kurtin dhe Vuçiçin! Nuk ka zgjidhje pa dialog

26/10/2023 17:11

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, në Samitin në Bruksel, tha se për çështjen Kosovë-Serbi, duhet lënë mbledhja e BE-së dhe duhet diskutuar me dy liderët. 

Sipas Borrell, kjo çështje zgjidhet vetëm përmes dialogut dhe se nuk ka një rrugë tjetër.

“Erdha vonë sepse erdha prej një takimi tjetër me Kosovën dhe Serbinë…Kur jemi te Kosova dhe Serbia – puna po vazhdon dhe ndoshta duhet ta lëmë mbledhjen e BE-së dhe të provojmë të ulemi sërish me të dy liderët për të provuar nëse ne mund të gjejmë një zgjidhje brenda dialogut. S’ka zgjidhje tjetër – ajo shkon përmes dialogut”, ka thënë Borrell në Samit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përfunduan takimet e ndara me udhëheqësit evropianë, ndërsa Kurti po takohet me ndërmjetësin e dialogut, Miroslav Lajçak.

As Kurti, as Vuçiç nuk dhanë ndonjë deklaratë para gazetarëve.

Kurti dhe Vuçiç u pritën veç e veç nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. Në takime ishte i pranishëm edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA