Me rastin e daljes në treg të librit të tij të ri “Be Useful: Seven Tools for Life“, ish-guvernatori i Kalifornisë dhe aktori i famshëm, Arnold Schwarzenegger, ishte në Londër dhe pranoi se do të ishte një president i shkëlqyer nëse do të mund të kandidojë për postin më të lartë të Shteteve të Bashkuara.
Ai tha se: Ndjehem sikur do të bëhem një president i madh. Ajo që kam arritur është falë Amerikës. Më dha kaq shumë mundësi dhe populli amerikan ishte aq mikpritës, sa më pritën krahëhapur. Nuk kishte njeri që të më ndalonte nga suksesi im. E vetmja gjë që nuk mund të bëj është të kandidoj për president, por nuk do të ankohem për këtë. Do të ishte pak egoiste të dilja dhe të përpiqesha të ndryshoja ligjin.
Ylli i famshëm vjen nga Tal i Austrisë, ku jetoi deri në moshën 19-vjeçare. Duke folur për ‘ndeshjen’ mes dy kandidatëve Joe Biden dhe Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2024, aktori theksoi se ata janë shumë të vjetër për të pretenduar sërish pozicionin e lakmuar në Shtëpinë e Bardhë.
Shpresoj që Amerika të gjejë kandidatë më të rinj, në të 40-at apo edhe të 50-at, dhe t’u japë atyre një shans.
Rikujtojmë, se në një bisedë në radio aktori legjendar foli për realitetet e moshës dhe qëndrimit në formë. Reflektimet e Schwarzenegger sjellin një vështrim në sfidat dhe ndryshimet që vijnë me plakjen, madje edhe për dikë që dikur mishëronte përsosmërinë fizike. Schwarzenegger preku aspekte të ndryshme sa i përket çështjes së plakjes, duke përfshirë ndryshimet fizike që ai ka përjetuar.
Top Channel