Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet një 29-vjeçar në Bulqizë
25/10/2023 09:40
Një 29-vjeçar i cili ishte “arrest në shtëpi”, është vënë në pranga.
I riu nga Bulqiza theu masën e sigurisë të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila i kishte caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Kanosja”, “Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike”, “Përndjekja”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Armëmbajtja pa leje” .
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel