
Një sulm i madh ajror ndodhi në një ndërtesë trekatëshe, vetëm 200 metra larg spitalit Nasar në Khan Younis, zonë e Gazës e cila konsiderohet e sigurt.
Sulmi ka pasur në shënjestër rreth 50 persona, ku disa kanë humbur jetën e disa janë plagosur. Ndërkohë shumë ambulanca kanë shkuar në vendngjarje për të ndihmuar të prekurit.
Khan Younis është vendi ku ushtria izraelite u kërkoi njerëzve në pjesën veriore të Gazës të iknin në jug. Kjo është menduar të jetë e sigurt, por sot autoritetet lokale thanë se një e treta e sulmeve ajrore çdo natë synojnë këtë zonë.
Gjithashtu spitalet po vijojnë të mbushen me pacientë, duke rritur vështirësinë për të përballuar numrin e viktimave. Një tjetër problem i rëndësishme është mungesa e karburanteve, e cila pritet të pezullojnë punën në qendrat shëndetësore.
Top Channel