SPAK sekuestron tokën e Artan Gaçit/ Olta Xhaçka i përgjigjet Berishës: Shpifës me nam

25/10/2023 15:29

Për llogari të një hetimi të nisur, SPAK thotë se ka vënë nën sekuestro 5.512 m2 truall të Artan Gaçit ish deputetit socialist tashmë investitor strategjik.

Burime nga SPAK konfirmojnë se është vënë sekuestro preventive mbi këtë pronë. Sikurse po hetohet mënyra se si është  marrë pronësia e kësaj toke e cila më pas iu shit Artan Gaçit.

Për zhvillimin e kësaj prone Artan Gaçi kishte marrë statusin e statusin e investitorit strategjik. Për këtë lajm të fundit reagoi edhe ish-kryeministri Berisha të cilit iu përgjigj ish-ministrja Olta Xhaçka, bashkëshortja e zotit Gaçi e cila thotë se “Një kusar me damkë dhe shpifës me nam si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë askujt moral”.

Bashkëshorti im thotë ish-ministrja Xhaçka, nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e një pjese të kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë.

Olta Xhaçka kërkon që SPAK-u të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa Sali Berisha le të vazhdojë të lehë thekson ajo, për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA