Oxfam: Ushqimi po përdoret si ‘armë lufte’ kundër civilëve të Gazës

25/10/2023 14:52

Oxfam thotë se vetëm 2% e furnizimeve të zakonshme ushqimore janë dorëzuar në Gaza që kur Izraeli vendosi një bllokadë totale në rajon.

Organizata bamirëse tha se uria po përdorej si një “armë lufte” kundër palestinezëve, ndërsa ritheksoi thirrjen që më shumë ushqim, ujë, apo produkte të tjera thelbësore si karburanti, të lejohen të hyjnë.

“Nëse para konfliktit në Gaza do të hynte një kamion çdo 14 minuta, tashmë kanë qenë vetëm 62 kamionë që transportonin ndihma në pesë ditët e fundit. Nga të cilët vetëm 30 prej tyre përmbanin ushqim”- tha Oxfam.

Sally Abi Khalil, drejtoresha rajonale e Oxfam për Lindjen e Mesme, e quajti situatën “asgjë më pak se e tmerrshme”.

“Ku është njerëzimi?”- ajo tha. “Miliona civilë po ndëshkohen kolektivisht në pamje të plotë të botës, nuk mund të ketë asnjë justifikim për përdorimin e urisë si një armë lufte.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA