Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vijon të deklarojë se vendimi se kur të nisë pushtimi tokësor do të merret nga kabineti i luftës speciale i qeverisë.
“Ne kemi vrarë tashmë mijëra terroristë dhe ky është vetëm fillimi. Njëkohësisht po përgatitemi për një pushtim tokësor. Nuk do të shtjelloj se kur, si dhe sa. Nuk do të shtjelloj as llogaritë e ndryshme që po bëjmë, për të cilat publiku kryesisht nuk është në dijeni dhe kështu duhet të jenë gjërat”, tha Netanyahu.
Vetëm pak ditë pas nisjes së sulmeve nga Izraeli drejt territoreve të Rripit të Gazës, lideri i vendit mobilizoi rreth 300 mijë pjesëtarë të ushtrisë rezervë, të cilit i vendosi pranë kufirit me rivalin.
Ata janë vendosur në Rripin e Gazës së bashku me mjetet ushtarake, teksa presin në gatishmëri për të nisur ofensivën në territoret e Gazës, në momentin që qeveria do të japë urdhrin.
Top Channel