Me 21 ton ndihma për Gazën! Avioni i RAF, nga Britania e Madhe rrugës për në Egjipt

25/10/2023 13:57

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se një aeroplan i RAF me një ngarkesë ndihme të nisur për në Gaza është rrugës për në Egjipt.

21 ton furnizime në bord përfshijnë pajisje mjekësore dhe filtra uji. Ndihma vjen pas një njoftimi nga Rishi Sunak për mbështetje shtesë prej 30 milion £ për të përmbushur nevojat e palestinezëve në territor.

Sekretari i Mbrojtjes, Grant Shapps postoi një foto të aeroplanit në X, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar është “e angazhuar për të ndihmuar ata që vuajnë në krizën humanitare të krijuar nga Hamasi”.

“Forcat tona të Armatosura janë të gatshme për të mbështetur përgjigjen tonë të ndihmës”- shtoi më tej Shapps.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA