IKMT aksion kundër ndërtimeve pa leje në pikën turistike të Shirokës, prishet një pjesë restoranti

25/10/2023 10:05

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në pikën turistike të Shirokës në Shkodër.

Sipas informacioneve, sot po prishet një pjesë e një restoranti i ndërtuar pa leje.

IKMT ka një listë të objekteve që do të prishen gjatë ditëve në vijim në qytetin e Shkodrës dhe në pikat turistike.

Shiroka është një ndër pikat turistike më të vizituara në vendin tonë. Gjatë stinës së verës, qytetarët sfidojnë temperaturat e larta me freskinë dhe ujin e pastër të liqenit të Shkodrës, ndërsa nuk largohen pa provuar edhe tavën e krapit, gatimin tradicional të zonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA