I riu ecën 160km me prindërit e moshuar në kurriz për t’i shpëtuar dhunës në Mianmar (fotot)

25/10/2023 21:30

Një i ri musliman i komunitetit Rohinga ka mbajtur prindërit e tij të moshuar e të paaftë për të ecur, në kurriz me shporta për më shumë se 100km për t’i shpëtuar dhunës në Mianmar.

Imazhet e tij janë shpërndarë gjerësisht në rrjet dhe djali i devotshëm është vlerësuar gjerësisht si hero.

I riu i paidentifikuar kishte improvizuar shportat e thurura në dy anët e një druri që mbante mbi shpatulla, dhe kreu rrugëtimin e pabesueshëm për t’u larguar nga territori Rohinga në Burma ku raportohet për persekutim të minoritetit nga ushtria.

Në njërën anë ai mbante nënën e tij 65-vjeçare dhe në anën tjetër babanë 80 vjeçar. Të dy të moshuarit dukeshin të dobët dhe të paushqyer.

Kur i riu arriti në Bangladesh pas 10 ditë udhëtimi këmbëzbathur, u prit dhe u ndihmua nga vendasit.

Imazhi i vrazhdë është shpërndarë në shumë media të botës, duke u kthyer në një simbol të persekutimit të minoritetit musliman Rohinga nga shumica budiste në Burma.

Zyrtarët atje kryejnë veprimet e dhunshme me pretekstin se po luftojnë terroristët, ndërsa kritikët dhe aktivistë perëndimorë të të drejtave thonë se është një spastrim etnik.

FOTO GALERI
1/3
I riu i paidentifikuar kishte improvizuar shportat e thurura në dy anët e një druri që mbante mbi shpatulla

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA