25/11 22:20
Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dënoi aktet e tmerrshme të sulmeve të 7 tetorit nga militantët e Hamasit në territoret e Izraelit.
Guterres theksoi se asgjë nuk mund të justifikojë vrasjen, plagosjen dhe rrëmbimin e qëllimshëm të civilëve, ose lëshimin e raketave kundër objektivave civile. Ndër të tjera ai shtoi se:
“Në të vërtetë, fola për ankesat e popullit palestinez. Duke bërë këtë, unë e deklarova qartë dhe citoj, por ankesat e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit”.
Top Channel