Kremlini mohon akuzat e Perëndimit për Putin: Nuk ka pësuar atak kardiak, dhe as nuk ka përdorur sozi (fotot)

24/10/2023 18:11

Zyrtarë të Kremlinit kanë mohuar sot raportimet e mediave perëndimore se presidenti Vladimir Putin ka pësuar atak kardiak në fundjavë.

Zëdhënësi i Putin mohonte sot se presidenti është në shëndet të dobët, dhe refuzonte dhe artikujt e tabloidëve britanikë për përdorim të sozive në paraqitjet e tij publike.

Përfaqësuesi Dmitry Peskov, tha: “Çdo gjë është në rregull me të, këto janë absolutisht të tjera lajme të rreme”.

Në përgjigje të cështjes së sozive, Peskov shtoi: “Kjo i përket kategorisë së informacioneve absurde që disa rrjete mediatike diskutojnë me një këmbëngulje të admirueshme. Nuk është veçse për të qeshur.”

Putin, ish-agjent i KGB dhe entuziast i mundjes xhudo, mundohet të kultivojë një imazh të “mashkullit aktiv” në media. Ai raportohet se mbushi 71 vjeç në fillim të muajit.

Një vizitë e tij kësaj jave në Kinë u bë spekulimi kryesor për sozi nga mediat perëndimore.

Por edhe më herët Putin kishte mohuar zhurmat për përdorim sozish, edhe pse sipas tij, i ishte ofruar mundësia nga stafi.

Ndërsa në maj Putin dukej i ënjtur nga fytyra dhe me lëvizje të pasigurta gjatë një parade në  Moskë dhe prej atëherë spekulimet për shëndetin e tij janë shtuar.

FOTO GALERI
1/3
Peskov shtoi: “Kjo i përket kategorisë së informacioneve absurde që disa rrjete mediatike diskutojnë me një këmbëngulje të admirueshme. Nuk është veçse për të qeshur.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA