Vjen gabimi i dytë i sezonit për Milanin, tashmë i mposhtur edhe nga Juventusi pas disfatës së pësuar në derbin e shtatorit.
Locatelli rezultoi vendimtar me golin e shënuar në minutën e 63-të. Ndien keqardhje Stefano Pioli për mënyrën se si shkoi ndeshja:
“Nuk i kam thënë asgjë skuadrës, nuk mendoj se është koha e duhur sepse ka zhgënjim. Si me 11 ashtu edhe me 11 lojtarë luajtëm mirë, mund të kishim bërë pak më mirë kur ishim në inferioritet numerik.
Zgjodha që Leao dhe Giroud të punonin kundër mbrojtësve të Juventusit dhe të ruaja të njëjtën strukturë në mbrojtje dhe mesfushë.
Në pjesën e dytë filluam mirë, na mungonte pak intensiteti veçanërisht në gjysmën tonë të fushës. Me pak më shumë vëmendje, mund të kishim arritur një rezultat tjetër.
Më duhet të them që Gatti bëri shumë faulle. Nëse bëni shumë ndërhyrje, duhet të ndëshkoheni me karton të verdhë Atij iu dha kartoni pas 22 faullesh. Kartoni I kuq ishte naiv. Edhe me dhjetë lojtarë treguam se nuk ishim inferiorë”.
Ringritja: Kjo humbje nuk na heq asgjë. Ne nuk jemi sipërfaqësorë në vlerësimet tona për paraqitjet tona, do të përpiqemi të bëjmë më mirë. Nëse jemi në gjendje të përsërisim atë që bëmë pas derbit, ky “knockout” është i mirëpritur. /Supersport
Top Channel