Peshkim me rrymë elektrike, nën hetim dy persona në Shkodër
23/10/2023 10:03
Dy persona janë vënë nën hetim në Shkodër pasi u kapën duke peshkuar me rrymë elektrike.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër kontrolluan një mjet lundrues në fshatin Kamicë dhe identifikuan dy shtetasit që po peshkonin me energji elektrike.
Ndaj 45-vjeçarit me iniciale B. H. dhe 39-vjeçarit me iniciale L. Gj. nisi procedimi për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”, ndërsa varka dhe pajisjet elektrike u sekuestruan.
Peshkimi me anë të energjisë elektrike është i paligjshëm në vendin tonë. Ai dëmton peshqit dhe gjallesat e tjera ujore, sidomos kur peshqit janë në periudhën e shumimit.
Top Channel