Vetëm dy ditë pasi La Masía festoi 44-vjetorin e themelimit akademia e Barcelonës i jep edhe një herë një shije të re jetës, tashmë nën komandën e njeriut të saj: Xavi Hernández.
Lamine Yamal dhe Fermín López e kishin mbështetur këtë afirmim të ri të formacionit “culé” pas konsolidimit në ekipin e parë të “basteve” të fituara nga Ronald Koeman: Alejandro Baldé dhe Gavi.
Ansu Fati ishte shfaqur më herët nën drejtimin e Ernesto Valverdes dhe Quique Setién, por ai kishte nevojë për një ndryshim peizazhi, duke u përpjekur të rikuperonte magjinë në huazim te Brightoni.
Vetëm 34 sekonda pas hyrjes në fushë për herë të parë për ekipin A, është Marc Guiu i jep edhe më shumë ngjyra La Masías.
Lewandowski, De Jong, Sergi Roberto… edhe veteranët u dëfryen në tribunë më shfaqjen e dhuruar nga Guiu. E ardhmja e Barcelonës është në duar të sigurta. /Supersport
Top Channel