Simon Gjoni kompozitori me një sensibilitet dhe origjinalitet të dukshëm, krijuesi i  një seri këngësh të paharruara që shquhen sa për ndjeshmërinë e tyre sa poetike aq edhe të sinqerta, të figurshme dhe fisnike si, “Lule bore”, “Sy larushes”, “Sytë e tu si drita”, “Fyelli i çobanit”, “Nëna dhe çika” etj, tashmë e ka një monografi zyrtare, me autor birin e tij regjisorin Andis Gjoni.

“Qëllimi i librit ishte që këto vlera që kanë krijuar artistët ndër vite ti kalohen brezave të rinj”-shprehet Andis Gjoni.

“Po të më thonin; kush duhet ta shkurajë monografinë sot, Andisi do të thoja. Andisi është një djalë jashtëzakonisht racional, i zgjuar, i përgatitur.”-shprehet Zhani Ciko.

Simon Gjoni studimet e larta i kreu në Akademinë e Lartë muzikore të Pragës, në klasën e dirizhimit sinfonik. Në vitin 1954, ai ishte pjesëmarrës si kompozitor në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës, së bashku me kolosët botërore si Shoporin, Janson, Rihter, Fisher, Fournet etj.

Simon Gjoni, është një ndër dirigjentët e parë të orkestrave tona simfonike të Teatrit të Operas dhe Baletit dhe të Radio-Televizionit Shqiptar. Ne vitin 1958, kur u emërua dirigjent në TOB, shumë vepra të shquara e gjetën interpretimin e “parë” tek dirigjenti i ri. Përmendet baleti “Lola”, operat “Don Paskuale”, “Berberi i Seviljes”, “Paliacot”, “Franceska da Rimini”, “Pranvera”,etj.

“Kur ka ardhu nga Cekosllovakia Simoni ka drejtuar baletin Lola. Ishte hera e parë që unë e shikoj aduke drejtuar. një dirigjent i ri që kishte ardhur. Dhe më bëri shumë përshtypje orkestra, tingullimi i fuqishëm, dhe ai me pesonalitetin e tij inspironte orkestrën.”- shprehet Hermina Gjoni.

“Simon Gjoni i përket brezit të krijuesve që bënë historinë e muzikë shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit të XX, një brez i ardhur nga ajo që konsiderohet qarku muzikor i veriut, me qendër në qytetin emërmadh të Shkodrës.”- shprehet Vaso Tole.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA