Drejtori i Zyrës së Shtypit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Alfred Lela është përplasur ashpër me analistin Lorenc Vangjeli sa i përket informacioneve mbi arrestimin e Jamarbër Malltezit në aeroport.

Të ftuar në “Top Story”, pyetjes së drejtpërdrejtë dhe mosbesuese në të njëjtën kohë të Lelës se “nga e gjeni këtë informacion”, Vangjeli i është përgjigjur duke thënë shkurt “sepse jam më i zoti se ty prandaj”.

Lela: Mos na bëni Netflix sot sepse nuk e përballoj dot.

Curri: Po ju vetë thatë që ishte Netflix. A thatë ju që ishte spektakël?

Lela: Truku më i mirë i djalit është t’i bëjë të gjithë të besojnë që nuk ekziston. Këtë po thua dhe ti; Partia Socialiste nuk mund të dalë të flasë Rama…

Vangjeli: Po ku… E lexove tek ato filetat e filxhanit të kafes. Ato pamje që treguat ju, mua më dhembin. Por ai nuk ka qenë në banesë në momentin që ka dalë njoftimi, nuk është përgjigjur në telefon sepse telefoni ka qenë mbyllur.

Lela: Nga i keni këto informacione zoti Vangjeli?

Vangjeli: Sepse jam më i zoti se ty prandaj. Kam më tepër informacion.

Lela: Po nuk është punë zotësie. Tani mos më bëjë të përdor një tjetër term tjetër të kohës së bolshevizmit.

Vangjeli: Që në fillim të korrikut ka qenë ideja. Kur kthehej zoti Berisha dhe zoti Malltezi nga një vizitë private jashtë shtetit në Rinas, ka qenë ideja për të ndërhyrë që atje sepse letrat…

Duma: Pse nuk është ndërhyrë që atje?

Vangjeli: Në momentin e fundit është shmangur diçka e tillë, me idenë se mund të ndodhte ndonjë skandal. Dhe kjo është diferenca jonë Lela, përtej të qeshurës tënde.

Duma: Dhe nga korriku pritën tetorin…

Lela: Po ti punon si dedektiv privat kështu?! Kjo nuk më ngjan si gazetari…

Curri: Nuk na dhe asgjë zoti Vangjeli, cili ishte informacioni këtu?

Duma – Currit: Nuk e kanë gjetur në asnjë vend tjetër. Morën lajmin që ishte në aeroport dhe e ndaluan atje po thotë Vangjeli. Pra nuk ishte show, por se gjetën dot fizikisht askund.

Lela: Po ka ardhur në këmbë në PD një ditë më parë mor burr i dheut. Si se paskan gjetur në mes të Tiranës?

Vangjeli: Edhe për zotin Berisha, në mungesë të tij, duke qenë se nuk u hap dera, letrat i kanë vënë poshtë derës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA