Oficerët e policisë Gjyqësore ende nuk i kanë komunikuar masën “detyrim paraqitje” Sali Berishës dhe për këtë, Alfred Lela thotë se ish-kryeministri po respekton kushtetutën.
Lela tha në “Top Story” se Berisha mban statusin e deputetit dhe për këtë arsye drejtësia duhet t’i drejtohet Kuvendit, pra Këshillit të Mandateve sipas procedurës.
Arrestimin e Jamarbër Malltezit në aeroportin e Rinasit, Lela e cilësoi si “show” pasi mund të ishte arrestuar në një ambient tjetër.
“Identikiti i Berishës është përgjigjja flakë për flakë. Unë pa dalë në media, Berisha i kishte dalë zot gjësë. E ka bërë këtë dhe me non-gratën amerikane dhe atë britanike, i doli zot. Duke mos pritur zotërinjtë e policisë, është duke respektuar kushtetutën. Ata zotërinjtë nuk e di cila shtysë i çon te Berisha. Duhet shkuar në Kuvend sepse u pëlqen apo jo, ai ka statusin e deputetit. Pavarësisht armiqësisë së madhe ndaj Berishës, duhet shkuar nga parlamenti. Është duke respektuar kushtetutën, s’po bën ndonjë trimëri të madhe. Berisha para 3 vitesh ka kërkuar të zhvishet nga ky mandat dhe Rama nuk e ka pranuar. Ligji thotë se duhet kaluar nga Këshilli Mandateve. Kjo bëhet për show, është në skemën e një show, arrestimi i Jamarbër Malltezit në Rinas, në sy të botës. Aty shkuan, mund ta kishin arrestuar në dhjetëra vende të tjera, edhe dërgimi i oficerëve.”- u shpreh Lela në Top Story.
Top Channel