Vritet hebreja në SHBA, sulmohet me thikë në shtëpi udhëheqësja e sinagogës në Detroit

22/10/2023 12:10

Presidentja e një sinagoge amerikane u gjet e vdekur në Detroit nga plagët me thikë jashtë shtëpisë së saj të shtunën, ndërsa policia paralajmëroi kundër spekulimeve mbi motivin e vrasjes.

Policia kërkoi ndihmën e FBI-së në hetimin e vrasjes së Samantha Woll, 40 vjeçare, e cila kryesonte sinagogën Isaac Agree Downtown, e cila i shërbente pjesës metropolitane të Detroit. Shefi i policisë James White kërkoi “që të gjithë të qëndrojnë të duruar” ndërsa hetimi është duke u zhvilluar pavarësisht “shumë pyetjeve pa përgjigje”.

“Është e rëndësishme që të mos nxirren përfundime derisa të shqyrtohen të gjitha faktet në dispozicion”, tha White në një deklaratë.

Vrasja erdhi në mes të tensioneve të përshkallëzuara në komunitetet hebraike dhe myslimane në të gjithë Shtetet e Bashkuara për konfliktin Izrael-Hamas që ka marrë mijëra jetë këtë muaj. Personeli i urgjencës e gjeti Woll-in të vdekur “me plagë të shumta me thikë në trupin e saj”, tha policia. Një gjurmë gjaku i çoi oficerët në shtëpinë e afërt të Woll-it, “ku besohet se ka ndodhur krimi”.

Woll, E cili drejtoi sinagogën që nga viti 2022, ishte gjithashtu aktivE në çështjet e Partisë Demokratike, duke punuar për kongresmenen amerikane Elissa Slotkin dhe në fushatën e Prokurorit të Përgjithshëm të Miçiganit, Dana Nessel, tha Detroit Free Press.

Free Press tha se Woll kishte qenë aktive në një organizatë jo-qeveritare që synonte ndërtimin e lidhjeve midis të rinjve myslimanë dhe atyre hebrenj. Kryetari i Bashkisë së Detroitit, Mike Duggan, gjithashtu reagoi për ngjarjen duke thënë se ishte “i shkatërruar” kur mësoi për vdekjen e Woll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA