Një 43-vjeçar ra nga çatia dhe vdiq, arrestohet pronari i shtëpisë! Nuk kishte lejë për kryerjen e punimeve
22/10/2023 10:51
Një 43-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi në rrugën “Agush Gjergjevica”, duke punuar në banesën e D. H, 48 vjeç, ka rënë nga çatia.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 48-vjeçari nuk kishte leje nga organet përkatëse për kryerjen e punimeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel