Masa ndaj Berishës dhe Malltezit për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, TCH siguron vendimin e GJKKO-së

22/10/2023 08:50

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ditën e djeshme vendosi masën “arrest me burg” për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe “detyrim paraqitje” e bllokim pasaporte për Berishën, pas kërkesës së SPAK. Për biznesmenin Fatmir Bektashi rëndon akuza “korrupsion aktiv” dhe GJKKO vendosi masën “detyrim paraqitje”.

Top Channel ka siguruar sot vendimin e Gjykatës së Posaçme për Antikorrupsioni dhe Krimin e Organizuar  për akuzat e ngritura ndaj Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe sipërmarrësit Fatmir Bektashi në lidhje me aferën e privatizmit të klubit ‘Partizani’.

Kërkesa e SPAK është firmosur më 16 tetor nga prokurorja Enkeleda Millonai  për arrestimin e Jamarbër Malltezit i dhe vendimi në GJKKO është dhënë nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Sipas këtij vendimi Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.

Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionareve të lartë shtetërore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Fatmir Bektashi, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Vendimi i GJKKO-së

  1. Caktimin e masës se sigurimit personal shtrëngues “arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale: NDAJ PERSONIT NËN HETIM: Jamarbër Malltezi, i biri i Luan-it dhe Merxhane-s, i datëlindjes 09.11.1972, lindur në Tiranë, me nr. personal H21109073R I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave petale “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.
  2. Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalimi daljes jashtë shtetit parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale: NDAJ PERSONIT NËN HETIM: Sali Berisha, i biri i Ram-es dhe i Shiqeres datëlindjes 15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr. personal B40701031R I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.
  3. Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim per t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim I daljes jashtë shtetit parashikuar nga neni 233 IK.Pr.Penale: NDAJ PERSONIT NËN HETIM: Fatmir Bektashi, i biri i Petrit-it dhe i Fitnete-s, i datëlindjes 24.11.1957, me nr. personal F74124001N..

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 230, 232, 233, 234, 238, 244, 18 K.Pr.Penale. Gjykata, në dhomë këshillimi pasi shqyrtoi kërkesën, mori provat dhe aktet e paraqitura nga prokurorja, si dhe pasi vlerësoi çështjen në tërësi,

VËREN

Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. në datë 16.10.2023, është paraqitur për gjykim kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest ne burg, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim Jamarbër Malltezi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv (funksionareve te larte shtetërore ose të zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 + 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i procedeve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal; Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policin gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalimi daljes jashtë shteri” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Sali Berisha, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv funksionareve te larte shtetërore ose zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalimi daljes jashtë shtetit parashikuar nga neni 233 1 K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Fatmir Bektashi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Gjykimi i kërkesës, bazuar në nenin 278 18 Kodit të Procedurës Penale (në lidhje me nenin 13 pika 2 germa “a” te po këtij Kodi) si dhe në nenin 75/a të Kodi të Procedurës Penale, i ndryshuar me ligjin 35/2017, hyn në kompetencën e kësaj gjykate, pasi ndodhemi para një kërkesë që i përket fazës së hetimeve paraprake dhe që lidhet me procedimin penal për një vepër penale, gjykimi i së cilës është në kompetencën e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Rrethanat e faktit dhe analiza e provave

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit, mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Taulant Balla, ka regjistruar procedimin penal nr. 287 të vitit 2020, për veprën penale “Pastrimi i produkteve te veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Top Channel ka zbardhur gjithashtu disa pjesë nga dosja e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku dyshohet se janë të përfshirë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Dyshohet se Berisha, kryeministër në atë kohë ka nxjerrë një sërë aktesh ligjore e nënligjore në funksion të kthimit të pronave dhe privatizimit të klubit Partizani dhe kompleksit shumë sportesh në favor të 5 familjeve e pronarëve ku përfitues i drejtpërdrejtë ishte dhëndri i tij. Dyshohet se Jamarbër Malltezi ka përfituar 3-5% të pasurisë se paluajtshme të 5 familjeve që ai ka përfaqësuar me prokurë dhe vetë ishte përfaqësues në këmbim të privatizimit, ku ka ndërtuar 17 kulla, sipas dosjes së siguruar nga Anila Hoxha.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA