Ende nuk i ka mbushur 13 vjeç, por me zërin e saj ka filluar të pushtojë skenat.
Deborah Ymerali studion flaut dhe piano në shkollën e muzikës në Elbasan, por gjyshja e saj zbuloi një talent të fshehur, talent të cilin edhe Deborah do të fillonte ta donte.
“Talentin tim e zbuloi gjyshja ime e cila kishte tre vite që më nxiste që një mësuese profesioniste të më dëgjonte, Unë vetëm pas 3 vitesh vendosa të shkoja të më dëgjonte një mësuese dhe ja vlejti. Tashmë kam filluar të marr pjesë në koncerte. Koncerti im i parë në Itali ishte në Ragusa dhe i dyti në Trento. Jam vlerësuar me çmimin special dhe çmimin e tretë”- tha Deborah Ymerali.
Muzika ka përfshirë gjithë vogëlushen e cila tashmë duket e ka të qartë dëshirën dhe pasionin më të madh që do ta shoqërojë gjithë jetën.
“I kam vënë një qëllim vetes, të bëhem një soprano dhe të kap skenat botërore. Më pëlqen sopranoja Diana Damrau me “Queen of dhe night” dhe sigurisht Ermonela Jaho e cila ka bërë emrin e saj me shumë sakrifica”- u shpreh 13-vjeçarja.
Me gishtat që plot delikatesë prekin pianon 13 vjeçarja shkruan të ardhmen duke ju përkushtuar pasionit të saj për muzikën. Prindërit dhe mësuesja e saj janë kujdesur që Deborah të përgatitet fort dhe të marrë pjesë edhe në koncerte kantoje për moshën e saj në vende të Europës.
Top Channel