Rrëqethin të moshuarit/ Emigrimi përçarës, të braktisur nga fëmijët! Kristi kujdeset për ta në azil

21/10/2023 18:12

“Punë pa teka” vazhdoi rrugëtimin në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër.

Kristi Gongo u kujdes për të moshuarit, që nga dhënia e ilaçeve, shpërndarja e vakteve, ushqyerja, kujdesi shëndetësor e përkujdesja emocionale.

Të moshuarit shfaqen të përmalluar kur takojnë Kristin. I puthin duart me lot në sy; ju ngjan se po takojnë fëmijët e tyre. Por e ndjejnë boshllëkun e familjarëve kur i thonë Kristit “Nuk kam askënd. Qaj, mërzitem për jetën!”…

Ka edhe të moshuar të cilët vetëm heshtin; shtrëngojnë duart me trishtimin që i mundon. Prena ndan historinë rrënqethëse se pse zgjodhi e detyruar nga fati të qëndrojë në azil.

“Unë kam 13 vite këtu, fëmijët më ikën, burri mu martua dhe ngela në rrugë të madhe. Dy fëmijët ishin jashtë kur u martua ai, se unë u sëmura e donte nuse më të re ai. U braktisa…”- tregon nënë Prena përballë Kristit gjatë orarit të mëngjesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA