Përshtatën një objekt pranë banesës për tharjen e kanabisit! Zgjat vetëm 24 orë arratia e 29-vjeçarit, pranga edhe bashkëshortes

21/10/2023 14:40

Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Malësi e Madhe, pasi kishte përshtatur një ambient në afërsi të banesës për tharjen e bimëve narkotike.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se gjatë operacionit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestua bashkëshortja e 29-vjeçarit dhe u sekuestruan 13 kg cannabis sativa, në trajta të ndryshme, në proces tharjeje.

Specialistët kapën dhe ndaluan shtetasin me inicialet A. V., 29 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA