U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë 06/10 19:51
“Tetori Rozë” në Lushnje ka mbledhur në sheshin qëndror qindra gra në sensibilizimin e parandalimit të sëmundjes së kancerit të gjirit.
Ky aktivitet i drejtorisë rajonale të Shëndetit Publik ka sjellë nëpërmjet mjekëve dhe eksperiencave të grave që ja kanë dalë të fitojnë mbi këtë sëmundje, nevojën e parandalimit dhe ekzaminimiit në kohë.
Mjekja Gjyljana Bali tha se parandalimi dhe ekzaminimi shpëtojnë jetë.
Aretie Muço dhe Vjollca Hamzai treguan eksperiencat e tyre kur janë ekzaminuar dhe si kanë luftuar me sëmundjen.
Në fund pjesëmarrëset vizituan një ekspozitë të nxënësve të shkollave me temën tetori rozë.
Top Channel