Nafta “u nxin” jetën banorëve! Në Zharrëz të Fierit, ndotje shumë e madhe nga mbetjet e naftës

21/10/2023 15:10

Prej më shumë se 40 vitesh, banorët në Zharrëz bashkëjetojnë me erën e rëndë të mbetjeve hidrokarbure, naftë bruto e akumuluar prej dekadash në gropa ekologjike, dhe të tjera të hapura vitet e fundit, por që sipas banorëve nuk plotesojnë kushtet teknike dhe janë pa leje mjedisore.

Vetëm vitin që shkoj në këtë gropë janë depozituar rreth 320 tonë mbetje tregon Qani Rredhi banor i zonës dhe aktivist për mbrojtjen e mjedisit.

“Membranat izoluese janë të çara dhe me fillimin e reshjeve mbetjet do depërtojnë jashtë dhe do te ndotin ujrat sipërfaqësore dhe ato nëntoksore duke arritur deri në puset që banorët kanë në banesat e tyre. Ne i jemi drejtuar disa herë Albpetrolit por kërkesat tona kanë rën në vesh te shurdhër, para disa ditësh këtu janë derdhur dhjetra tonë mbetje hidrokarbure”- tha Qani Rredhi.

Banorët pohojnë faktin se janë ankuar  si në ish komunë, në ndërrmarjet shtetërore dhe private që operojnë në këtë fushë naftënxjerrëse, por askush nuk ka kryer asnjë veprim.

“Unë kam punuar në ndermarjet e naftës shprehet nje tjeter banor dhe sot jam invalid, gazi dhe squfuri që del nga puset dhe depot e naftës po na vret çdo ditë, ujrat që shkarkohen janë të perziera me hidrokarbure dhe të gjitha shkojnë në përroin e fshatit dhe në tokat me të mbjella”- u shpreh Rredhi.

Duke parë që askush nga instancat shtetërore nuk ka reaguar pas ankesave të tyre, banorët kanë humbur besimin dhe thonë se as nuk presim më që ti largojnë këto gropa me mbetje të naftës bruto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA