Paralajmërimet e Emmanuel Macron për mosliberalizimit e regjimit të vizave për Kosovës, duket nuk kanë efekt në realitet.
Edhe pse nuk pranoi të komentonte mbi kërcënimet e lëshuara nga presidenti francez në Tiranë, Komisioni Europian theksoi se vizat për kosovarët, do të hiqen në fillimin e vitit që vjen.
“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024 dhe do t’i lejojë ata që të udhëtojnë brenda hapësirës së Bashkimit Europian për 90 ditë”, u përgjigj zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Brendshme, Anitta Hiper, kur u pyet nëse Franca e ka shtruar këtë propozim.
Në përgjigjen e KE-së sqarohet po ashtu se një shtet i vetëm nuk mund të vendosë pezullimin e një regjim të lëvizjes pa viza në momentin që ky i fundit është vendosur. Vendime të tilla, siç sqaron KE, mund të merren vetëm në nivel të BE-së, duke u bazuar në rregullat e unionit për dhënien apo pezullimin e regjimeve pa viza.
“Në muajin prill, Parlamenti Europian dhe Këshilli adoptuan rregulloren 2023/850 të (BE), duke u hequr mbajtësve të Pasaportës së Kosovës, regjimin e vizave. Komisioni ka vlerësuar që nga korriku 2018 se Kosova i përmbushur të gjithë standartet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Shtete të veçanta anëtare nuk mund të vendosin të pezullojnë një regjim pa viza”, theksoi Hipper.
Në 17 tetor nga kryeqyteti shqiptar, shefi i Elizesë lëshoi një paralajmërim të fortë, që i drejtohej kryesisht Prishtinës zyrtare.
“Ne bëmë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato u ra dakort të hiqen dhe ne respektojmë fjalën e dhënë. Por sot fjala nuk po mbahet nga palet e tjera. Pres një angazhim real nga Kosova dhe Serbia që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është kushti për paqe në gjithë rajonin”, deklaroi Macron.
Top Channel