Kontrabandë ilaçesh nga Greqia dhe Italia me vlerë 50 mijë euro/ 16 të arrestuar, mes tyre farmacistë e furnizues

21/10/2023 10:30

‘Më duhet një çmim për disa barna se do i dërgojmë tek mbretëresha.’

Mes komunikimeve të përgjuara midis 16 personave të arrestuar për kontrabandë ilaçesh, kjo bisedë u krye mes një ish-specialist të Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe të dyshuarit Devis Beqiri. Ky i fundit i arrestuar së bashku me të vëllain. Në këtë rast biseda kishte në kontekst spitalin ‘Mbretëresha Geraldinë” dhe dy të interesuarit sipas dosjes hetimore që TCH disponon shfaqen të rezervuar dhe propozojnë “flasim tek numri tjetër”.

Në në tjetër bisedë një qytetar pyet ‘Arcoxia, sa lekë është’ dhe një person ende në kërkim përgjigjet “po është greke, është 1700”.

Hetimi i kontrabandimit të ilaçeve kryer nga prokurori Bledar Valikaj dhe agjentë të Departamentit Kundër Krimit Ekonomik në polici zbuloi se medikamentet silleshin nga Kosova, Greqia dhe Turqia dhe bëhet fjalë për ilaçe që mungojnë në tregun shqiptar.

Të dyshuarit ishin të kujdesshëm në biseda përmend prokuroria dhe në një rast me të dyshuarit si kontrabandistë flet edhe një mjek gjinekolog. Ai pyet për barnat, por ndërkohë përveçse punon në një spital shtetëror rezulton që disponon edhe një farmaci. Por kontrollet në banesën e mjekut nuk zbuluan medikamente.

Ndryshe ndodhi me 16 të arrestuarit e tjerë, disa prej të cilëve ju bllokuan medikamente në vlerën e 50 mijë euro raporton policia. Për pesë nga të dyshuarit Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Ermal Merdani dhe Dinë Thaçi gjykata shpalli masa sigurie në mungesë pak përpara se të finalizohej operacioni. Prokuroria pranon për Top Channel se përdori dy agjentë në blerje të stimuluara, për të cilat pagoi shumën 1700 euro. Ndërkohë që veç shpalljes në kërkim të Arlind Cekës i cili banon në Turqi dhe dyshohet si furnizues, policia kapi në flagrancë Dine Thaçin mbasi kishte sjellë medikamente ngë Kosova.

Policia e vëzhgoi për orë të tëra Dine Thaçin dhe e priti mbasi ai mbaroi lojën e kazinosë. Në një moment u telefonua nga bashkëpuntori dhe folën për ilaçet. Ata shprehen të shqetësuar dhe thonë se njëri nga blerësit dukej si i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe se këto biseda nuk kryheshin në telefon por nga afër. Në fakt sakaq ata po përgjoheshin.

Në këtë rast prokuroria e Tiranës ka vepruar si SPAK duke sekuestruar edhe telefonat prej nga ku ka përftuar biseda të kryera në WhatsApp, signal dhe me numra të huaj. Të dyshuarve u është marrë deklaratë disa prej tyre mohojnë gjithçka madje edhe dijeninë për medikamentet që u janë gjetur. Të tjerë janë rrëfyer sikurse transportuesi që pohon se nuk e dinte që po bënte kontrabandë. “I mora medikamentet në Kakavijë thotë i dyshuari tek një shtetas grek që quhet Janis”- deklaron i arrestuari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA