Flamurë të shumtë në mbështetje të Palestinës shiheshin sot mes tifozëve në stadiumin e Anfield për derbin e njohur mes Liverpool e Everton, edhe pse autoritetet e Premier League i kishin ndaluar si këto flamurë dhe ato të Izraelit prej konfliktit të rëndë në Lindjen e Mesme.
Kampionati Premier League konfirmoi dje ndalimin e flamurëve për ndeshjet e fundjavës, sipas tyre për të evituar incidente të mundshme në stadiume.
Por flamurë palestinezë ngriheshin larg nga tifozët e të dyja skuadrave të qytetit të Liverpool në ndeshjen e drekës.
Tensionet janë të larta në konfliktin e Lindjes së Mesme pas sulmit të Hamas në Izrael dhe më pas bombardimet e pandalura 10 ditore të Izraelit ndaj Gazës që kanë lënë mijëra civilë të vdekur.
Ndërsa skuadra e Tottenham përsëriste në një komunikim masiv me tifozët mos përdorimin e flamurëve për ndeshjen e të hënës kundër Fulham.
Në deklaratën e tyre thuhej: “Stadiumi i futbollit nuk është një arenë për te shpalosur flamurë apo mbështetje politike e fetare që mund të konsiderohen provokuese. Falemnderit për mirëkuptimin.”
Skuadra e Liverpool fitoi sot në fushën e saj ndaj Everton me rezultatin 2-0.
Top Channel