Emisarët me plan në Prishtinë, Lajçak thotë se nuk ka integrim të Kosovës pa Asociacion

21/10/2023 12:44
Emisarët e Gjermanisë, Francës, Italisë bashkë me Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar

Pesëshja diplomatike ka sjellë në Kosovë një plan për marrëveshjen bazë të normalizimit, bashkë me plan për Asociacionin.

Gjithmonë kemi një plan, kemi një plan e diskutuam me kryeministrin Kurti dhe do ta diskutojmë me presidentin Vuçiç, më vonë sot kështu që nuk do hy në detaje.

Nuk ka alternativë për dialog, sepse dialogu sjell normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapë rrugën drejt integrimit evropian për Kosovën dhe Serbinë.

Sulmet e 24 shtatorit në Banjskë kanë ndryshuar shumë dhe mendoj se isha i qartë se duhet të ketë hetim konkret dhe sulmuesit duhet të përballen me pasojat. Në të njëjtën kohë, dialogu duhet të vazhdojë dhe është me i rëndësishëm më shumë se kurrë sepse nëse nuk ka dialog mund të ketë përsëritje të eskalimit dhe këtë nuk e duam ne e as ju dhe prandaj jemi këtu e duam të vazhdojmë përpara me procesin e normalizimit dhe implementimin e marrëveshjes“, tha ndërmjetësi i dialogut Miroslav Lajçak.

Mëherët ndërkombëtarët sollën mesazh të qartë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se pa Asociacion nuk ka rrugë evropiane për Kosovën.

Ngjarjet e 24 shtatorit, treguan qartë se de eskalimi dhe normalizimi janë më urgjente se kurrë. Çdo kusht dhe vonesë janë të papranueshme dhe presim që Kosova dhe Serbia tu përmbahen obligimeve të dialogut. Ngjarjet e 24 shtatorit nuk e mbulojnë këtë dhe nuk e ndryshojnë faktin se Serbia dhe Kosova kanë hyrë në një marrëveshje për normalizim në fillim të këtij viti. Si kryeministër i Kosovës, Kurti ka përgjegjësi të bëjë progres në normalizimin e marrëdhënieve nëse Kosova do të bëjë progres drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Këtu duhet të përmendim nevojën për të ecur përpara në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë pa vonesa. Pa këtë nuk do të ketë progres të Kosovës në rrugën evropiane“, tha Lajcak.

Emisarët e Gjermanisë, Francës, Italisë bashkë me Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar udhëtojnë për në Beograd për të çuar të njëjtin plan tek presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA