Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhinë.
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Dushk ku një furgon mallrash i cili udhëtonte në drejtim të Lushnjës ka përplasur me pasqyrën e mjetit një kalimtare, e cila ishte në rrugë pranë trafik ndarëses.
Si pasojë e kësaj përplasjeje, gruaja ka mbetur e vdekur në vend. Nga hetimet e para dyshohet se viktima është endacake rreth të 60-tave.
Në momentin e aksidentit ajo nuk është vënë re nga drejtuesi i mjetit kjo për shkak dhe të errësirës. Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e mjetit për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Ky aks rrugor është shumë problematik me shume për drejtuesit e automjeteve pasi shumë persona nuk përdorin mbikalimi por tentojnë ta kalojnë në këmbë trafikndarësen duke u bërë kështu shkak dhe i aksidenteve.
Top Channel