Shtëpia e barit në Vaut të Dejës ku brenda 4 dhomave të pabanuar ishin kultivuar me ndihmën e llambave dhjetra bimë kanabis ishte rasti më i fundit i zbuluar nga policia.

Më herët gjatë këtij viti janë zbuluar e 26 ambiente të tjera të përshtatura si shtëpi bari. Në të njëjtin trend shtëpitë e barit ishin dhe vitin e kaluar ku nga policia u zbuluan 33 shtëpi bari.

Duke qenë se kontrollet në ambientet e hapura janë të shpeshta tani kultivuesit janë orientuar drejt kanabisit të kultivuar me llapa duke investuar mijëra euro për sistemin elektrik dhe ventilimin, ndërsa për energjinë elektrike kryesisht përdoren lidhje të jashtëligjshme.

Policia ka vënë para përgjegjësisë ligjore shpesh vetëm personat që kujdeseshin për bimën, pronarët e banesave apo edhe elektriçistët që nuk kishin para lidhjen e paligjshme të energjisë por nuk ka mundur dot të zbërthejë gjithë skemën se ku shkonte kanabisi I kultivuar me llamba dhe kush fshihej pas këtij trafiku.

Ndërkohë nga kontrollet e kryera në terren me dronë, dhe fluturimet e GDF por edhe me informacione të siguruara nga policia gjatë këtij viti, janë asgjësuar rreth 200 mijë bimë narkotike të kultivuara në tokë dhe 42 mijë fidanë të kultivuar në kubikë, të cilët janë konstatuar që në fazën fillestare. Për këto raste janë arrestuar dhe proceduar penalisht rreth 100 autorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA