Zbardhet ngjarja në Kamëz/ Plumba për mesazhin në Instagram, dy adoleshentët tentuan të vrasin 16-vjeçarin

20/10/2023 15:15

Dy të rinj të identifikuar si Armir Hasaj 18 vjeç dhe Xhorxh Çuni 19 vjeç janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi 2 ditë më parë tentuan të vrisnin një adoleshent në Kamzës. 

Ngjarja ndodhi në rrugën OSBE rreth orës 16. 00

Konflikti që çoi deri në përdorimin e kallashnikovit me të cilin u plagos në këmbë 16 vjeçari nisi pas një komenti që një shoku i 16-vjeçarit, i kishte bërë të dashurës së autorit. Kjo u morr si provokim dhe të rinjtë u takuan për t’u sqaruar por situate degjeneroi deri në tentativë vrasje.

16-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme për plagosjen në këmbë. Para uniformave blu ai është shprehur se me autorët ka pasur njohje të mëparshme dhe në takim kishte shkuar për të normalizuar situatën mes tyre dhe shokut të tij që ishin konfliktuar për një vajzë.

Pas arrestimit të autorëve policia ka sekuestruar dhe makinën e përdorur nga ata për tu larguar nga vendngjarja por nuk ka mundur të gjejë armën e krimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA